Gjenden eshtrat e tiranosaurit 80 milion vjeçar

Arkeologët Kanadezë zbuluan eshtrat e një specie të rrallë të tiranosaurit i cili jetonte në Amerikën e veriut 80 milion vite më parë.

Ai i përkiste epokës së Cretaceous duke e bërë kështu specien më të vjetër të gjetur ndonjëherë.

Sipas studiuesve të historisë, ky zbulim hedh dritë mbi evolucionin e dinosaurve.

Ashtu si speciet e tjera të tiranosaurit, dinosauri kishte një hundë të gjatë, të thellë, gunga në kafkën e saj dhe dhëmbë të mëdhenj më shumë se 7cm të gjatë.

Emri shkencor i mishëngrënësit është Thanatotheristes degrootorum ose ndryshe “Kosa e vdekjes”.