Gjendet e vdekur një femër në plazhin e Durrësit

0
131

Mbytet një vajzë e re në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pranë “Pista Kosova”, ndërsa trupi i pajetë është konstatuar rreth 300 metra larg bregut të detit.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa mendohet se është e moshës 25-30 vjeçare.

Policia Kufitare ka nxjerrë trupin në breg dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për ekspertizë të detajuar mjeko-ligjore.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Mapo/