Gjendet Egzona që humbi disa ditë më parë, jo në gjendje të mirë

Është gjendur Egzona Islami, mirëpo jo në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimin për gjetjen e saj e ka bërë në Facebook Ridvan Tahiri Riki, i cili e ka marrë përsipër aksionin për kërkimin e saj.

“Egzona u gjet jo edhe ne gjendje te mir. Gjall dhe e ligesht me shendet”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë, që Egzona Islami ka humbur që disa ditë në Skenderaj.