Gjendet i pajetë një 29 vjeçar në Prishtinë

Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.

Policia e Kosovës më të marrë informatën, ka dalur në vend të ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet konform situatës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Indeksonline ka thënë se për të nxjerr trupin e pajetë të 29-vjeçarit, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të depërtuar brenda shtëpisë.

“Me 09.04.2019 rreth orës 05:00 policia ka marrë informaten për dyshimin se në një shtepi ne rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë, gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zjarrefikësit të cilët kanë mundesuar depërtimin brenda shtepisë në fjale ku edhe është gjetur trupi i pa jetë i një mashkulli 29 vjeçar” ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ashtu që të percaktohen shkaqet e vdekjes, përderisa policia ka vazhduar me hetimin e rrethanave të kesaj ngjarjeje me qellim të sqarimit të plote të saj”ka thënë Borovci.