Gjendet i pajetë një qytetar amerikan, në shtëpinë me qira në Sarandë

Një shtetas amerikan është gjendur i pajetë në shtëpinë që kishte marrë me qira në Sarandë. Ai është gjetur ditën e sotme, pas telefonatës së një miku të tij që vunë në lëvizje policinë e Sarandës.

Robert Hood nga Alaska, 70 vjeç prej tre ditësh nuk iu përgjigj në telefon mikut të tij.

Bashkë më shërbimin zjarrfikës, policia e Sarandës shkoi në vendin e ngjarjes ku gjeti shtetasin amerikan në shtëpi të pajetë.

Atij nuk i është gjetur ndonjë shenjë dhune apo prova për akt kriminal. Për shkak të situatës së koronavirusit, trupi i tij është nisur drejt Tiranës për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore.