Gjendet i varur një qytetar

0
398
Një person është gjetur i varur sonte në Istog.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, tha se rreth orës 17:50 Policia është informuar se në fshatin Dubravë të Istogut është një person i varur dhe se dyshohet se ka varur veten.
“Me të marr informatën, patrulla e njësisë përkatëse ka shkuar në vend të ngjarjes. Viktima është i gjinisë mashkullore. Rastit i është përgjigjur edhe mjeku kujdestar, i cili  e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova për KALLXO.com.
Burime të KALLXO.com thonë se personi është i moshës së re.
Sipas këtyre burimeve, personi është gjetur i varur në shtëpinë e tij.
Shkaqet dhe rrethanat e rastit ende nuk dihen.