Gjendet i vdekur Fadil Syleviqi në afërsi të liqenit të Badovcit

Ish zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit, kanë bërë të ditur burime policore.

Reporteri shkruan se ka kontaktuar zyrtarisht Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë, vetëm se kanë thënë se ka informacione për një vdekje të dyshimtë, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.

Për Syleviqin është thënë se në kohën e ish’Jugosllavisë, ka qenë agjent i MUP’it serb, dhe ai ishte pranuar në Policinë e Kosovës pas lufte, me insistim të ndërkombëtarëve.

Ai ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.