Gjendet i vdekur në hotel doganieri në Sarandë

0
158

Një doganier që punonte në doganën e Qafë-Botës është gjetur i vdekur.

Sipas news24 doganieri është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli, në Sarandë.

Viktima është 63 vjeç, i quajtur Janaq, dhe po kërkohej prej katër ditësh.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së doganierit.