Gjendet i vdekur një 38 vjeçar në makinën e tij

Një vdekje misterioze ka ndodhur para minutash në Tiranë, më saktë në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Polica ka bërë me dije se në këtë rrugë është gjendur një person i vdekur në makinën e tij e cila ka qenë e ndezur.
Shtetasi R.B dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, shkruan Tch.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera.
Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.