Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Korçë

Një person është gjetur pa jetë në vendin e njohur si Manastiri i Çifligut në Korçë.
Viktima është identifikuar si 65 vjeçari, Vasil Mati ndërsa trupi i tij është gjetur nga një banor i zonës.
Dyshohet që shkaku i vdekjes të jetë ataku kardiak i shkaktuar nga i ftohti, ndërsa mësohet se bashkëshortja e tij ishte nisur për ta kërkuar pasi nuk i përgjigjej në telefon. Trupi po transportohet në morg, policia ndodhet në vendngjarje.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa kujtojmë se ky është rasti i dytë në Korçë që mbetet viktimë e të ftohtit./Balkanweb/

Lini një Përgjigje