Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

0
368
Një person është gjetur i vdekur te tuneli në Mitrovicë.
KALLXO.com mëson se trupi i pajetë është i babait të Ermal Kamberajt.
Ky i fundit është vrarë dy vite më parë në një lokal në Mitrovicë.
Lajmin  e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci.
“Rreth orës 20:20 është pranuar informata se një person është gjetur i shtrirë në tokë në afërsi të tunelit në Mitrovicë. Viktima është diku rreth 64 vjeçar”, tha Mikullovci.
Ajo konfirmoi se fjala është për babanë e Ermalit të ndjerë.
Sipas drejtoreshës Mikullovci, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.
Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
“Shenjat e para janë se i njëjti ka pësuar vdekje natyrale”, tha Mikullovci.
Në maj të vitit 2017 ishte vrarë Ermal Kamberaj në lokalin ku ai ishte menaxher.
Ndërsa, në dhjetor 2018 nga Belgjika është ekstraduar në Kosovë i dyshuari për vrasjen e Ermalit.