Gjendet i vdekur një polic në Pejë

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete para pak minutave në Pejë.

Policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Dyshimet e para thonë se ka të bëjë me vetëvrasje, tha Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës për Gazetën Express.

Të afërm e viktimës thanë se ai ka qenë polic me profesion.