Gjendet në Fushë-Kosovë 15 vjeçarja e zhdukur, që erdhi nga Austria në Kosovë

0
369

Është gjendur 15-vjeçarja e zhdukur në Prishtinë, e cila erdhi nga diaspora për pushime për festat e fund-vitit.

Familja Zagori që jeton në Austri ka konfirmuar për “Indeksonline” se vajza e  tyre u gjet në njërën prej rrugëve të Fushë-Kosovës.

“E kemi gjetur qikën. Tash është duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.

Motra e vet e ka gjet, e ka pa një kerr  të dyshimtë dhe ata personat kanë ikë…”, thonë familjarët.

Ndryshe, vajza e kësaj familjeje 15- vjeçare, Erisa është zhdukur dy net më parë. Familjarët kanë njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së tyre.