Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, dyshohet se vrau veten

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë pas mesnate në rrugën “Qajkovski” në Prishtinë është gjetur i vdekur një person.

“Viktima mashkull K/Shqiptar afër shtëpisë së tij në rrugë, është gjetur pa shenja jete i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe mjeku, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Sipas policisë, afër trupit të viktimës është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.

“Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje në raport.