Gjendet një planet ku bie shi!

Bëhet fjalë për planetin me emrin WISE J0855-0714, i cili nga Toka gjendet në një largësi prej 7.3 milionë të viteve të dritës dhe është e para në historinë njerëzore ku është konstatuar se bie shi.

Ekipi i shkencëtarëve amerikanë e kanë gjetur këtë planet jashtë Sistemit diellor dhe menjëherë kanë dalë me disa të dhëna preliminare rreth këtij planeti. Ata thonë se planeti WISE J0855-0714 është më i madh se Jupiteri rreth dhjetë herë.

Në këtë planet temperaturat janë si në Siberi – nga minus 48 deri në minus 13 gradë celsius. Këtë planet ku bie shi e kanë zbuluar shkencëtarët falë teleskopit të gjatë 6.5 metra, që quhet Magelan.

Kjo është hera e parë që jashtë Sistemit diellor të zbulohen re të shiut, gjë që në të ardhmen mund t’i sigurojë kushtet elementare për jetë, pse jo edhe për jetë të racës njerëzore.