Gjendet një trup i pajetë në rezervuarin e fshatit

Një 31-vjeçar është gjetur i mbytur në një rezervuar në Shijak.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi A.A.,31 vjeç, banues në Maminas është mbytur në rezervuar në Rubjek të Shijakut.

Kanë qenë Polumbarët e forcave të RENEA-s, ata që gjetën trupin e pajetë të 31-vjeçarit, në orët e para të mëngjesit.

Viktima është dërguar në morg, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore dhe paraprakisht thuhet se gjatë këqyrjes nuk u konstatuan shenja dhune./Tch/