Gjendet një trup i pajetë në Veri të Mitrovicës

0
395

Një trup i pajetë i një mashkulli është gjetur sot në Veri të Mitrovicës afër Lumit Ibër, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Po është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkullore sot pranë Lumit Ibër rrethanat nuk dihen ende po pritet që në vend të ngjarjes të vjen mjekësia ligjore”, tha Hoti.

Sipas Hotit pranë tij është gjetur një çakmak, një lugë dhe cigaret e tij.

Momentalisht nuk dihet identiteti i personit dhe mosha e tij.