Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari që u raportua në polici si i zhdukur

0
62

Është gjetur pa shenja jete personi i moshës rreth 36-vjeç, i raportuar dje si i zhdukur në polici. Viktima është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 13:00 policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zhdukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe mjeku e ka konstatuar humbjen e jetës së viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi.

I njëjti shtoi se rasti është cilësuar si “hetim i v dekjes”.

Rasti është duke u hetuar dhe akoma nuk dihen rrethanat që çuan deri te humbja e jetes e 36-vjeçarit.