Gjendet pa shenja jete një police në Gjilan

Një police dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan.

Viktima dyshohet se ka qenë rreth moshës 46 vjeqare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informat se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeqare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla eshte nisur menjeher ne ate drejtim, gjithashtu edhe njesitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”, tha Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Lini një Përgjigje