Gjendet vajza që u raportua si e zhdukur

0
551
Policia e Kosovës ka gjetur vajzën e mitur të raportuar si të zhdukur nga prindi i saj. Ajo është gjetur sot rrugës për Gërmi në Prishtinë.
E njëjta i ka disa lëndime trupore, të cilat nuk dihet se si i janë shkaktuar, mirëpo është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Policia po merret me këtë rast.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga zyra për informim në PK.