Gjermania do të ndalojë përdorimin e qymyrit

0
246
Gazeta gjermane “Die Welt” komentoi planet e paprecedentë të Gjermanisë për të ndalur përdorimin e qymyrit dhe të energjisë bërthamore në kuadër të objektivave ambicioze të klimës.
“Projekti ambicioz i energjisë do të hyjë në fazën e tij kryesore javën e ardhshme, ku Gjermania po zbaton synimet e saj për të qenë i vetmi vend i industrializuar, që frenon përdorimin e energjisë bërthamore dhe qymyrit”, shruan “Die Welt”.
Një komision qeveritar prej 31 anëtarësh do të miratojë planin përfundimtar për hapat që do të ndërmerren, megjithëse është vendim i vështirë, por me efekte pozitive në kuadër të luftës kundër ndryshimit të klimës.