Gjermania, e gatshme të presë pacientë francezë të infektuar nga koronavirusi

Rajoni gjerman i Bade-Vurtembergut, në kufi me Francën, është i gatshëm të presë pacientë francez, të prekur me Covid-19 që kanë nevojë për një asistencë respiratore, theksoi sot një zëdhënës i Ministrisë Shëndetësore lokale.

“Ministria u ka kërkuar të gjitha spitaleve të Landit të presin pacientët, të cilët kanë nevojë për një asistencë respiratore, që vijnë nga rajoni transkufitar mes Francës dhe Gjermanisë, në kuadër të kapaciteteve ekzistuese”, sipas zëdhënësit, që konfirmoi një informacion të gazetës locale “Schwäbische Zeitung”.

Spitalet e Alsaces, rajon kufitar francez i goditur nga pandemia, kanë mbërritur në limitin e kapaciteteve përsa i përket personave të prekur shumë rendë nga virusi, që po përhapet me shpejtësi në Europë.