Gjermania me numrin më të madh të mërgimtarëve nga Kosova

Numër i madh i kosovarëve jetojnë ende në shtetet e perëndimit.

Megjithë tendencën e zhvillimit ekonomik të vendit, numri i mërgimtarëve nuk duket të jetë në rënie, shkruan lajmi.net.

Nga statistikat që ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur për lajmi.net, vetëm gjatë janarit 378 persona deponuan kërkesa për lënien e shtetësisë kosovare.

Gjatë së njëjtës periudhë, asnjë person nuk aplikoi për fitim të shtetësisë së saj.

E vetëm në vitin që lamë pas, 5 mijë qytetarët hoqën dorë nga shtetësia kosovare.

Por cili është shteti në të cilin jetojnë më së shumti mërgimtarë.

Në një përgjigje për lajmi.net nga ministria e Diasporës, është bërë e ditur se Gjermania prin me numërin e kosovarëve që jetojnë aty.

Thënë në përqindje, rreth 36.77 % e diasporës kosovare jeton në Gjermani.

Nga kjo përqindje e përgjithshme, shumica e mërgimtarëve i përkasin gjinisë mashkullore.

Menjëherë pas Gjermanisë, në bazë të regjistrit të fundit vjen Zvicra. Aty kalkulohet se jeton rreth 29.77 % e mërgimtarëve kosovarë.

Me rradhitjen e saj befason SHBA-ja, ku nga ministria e Diasporës thuhet se jeton vetëm 1.97% e mërgates kosovare.