Gjermania po punon në ligjin për punësimin e të huajve, Cufaj: Në fund të vitit Kosova s’do të ketë të papunë

125

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka thënë se ministri Federal i Punës dhe Çështjeve Sociale të Gjermanisë, Hubertus Heil, po punon në detajet e para për një ligj të ri për punësimin e të huajve.

Sipas Cufajt, ky ligj do të ketë në fokus punësimin e të huajve nga Evropa Lindore dhe Juglindore.

“Projektligji, me të cilin, mes tjerash, parashihet që rreth 125.000 punëtorë migrantë nga Europa Lindore dhe Juglindore të hyjnë në treg të punës (çdo vit) pa kufizime formale dhe procedura të vështira do të paraqitet në Kabinetin e Drejtuar nga Kancelari Scholz në muajin Mars”, është shprehur Cufaj.

Tutje, ai tha se më së largu në fund të këtij viti, ligji në fjalë do të jetë një realitet, teksa shtoi se Kosova nuk do të ketë më të papunë.

“E nga fundi i këtij viti edhe qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në BE. Republika e Kosovës nuk do ketë më të papunë”, shkroi Cufaj.