Gjermania vendosë masat e reja, njoftimi i Ambasadës

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se qeveria gjermane ka marrë vendim të ri në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se të gjitha masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit, do të shtyhen deri në 14 shkurt, ndërsa kopshtet e fëmijëve nuk do të hapen deri me 15 shkurt.

Po ashtu bëhet e ditur se punëdhënësit duhet t’u mundësojë punonjësve të punojnë nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari ku kjo është e mundur.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

▶️Në mbledhjen e Kancelares Merkel me Kryeministrat e Landeve për parandalimin e përhapjes së #COVID19 u morën këto Vendime:

➡️Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri me 14 shkurt.

➡️Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.

➡️Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.

➡️Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Njē mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.

➡️ Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime.

➡️Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë.