Gjithçka drejt fundit/ Kim Kardashian dhe Kanye West një hap larg divorcit

0
126

Martesa e Kim Kardashian me Kanye West duket se po shkon drejt fundit. Sipas mediave amerikane thuhet se Kim Kardashian dhe Kanye West janë divorcuar.

Page Six ka raportuar se tashmë “divorci është i pashmangshëm” për çiftin e famshëm, ndërsa Kim ka marrë si avokate Laura Wasser, e njohur për pjesëmarrjen e saj në ‘çështjet e yjeve’. Gjithashtu Kim nuk e vë më unazën e martesës, ndërsa Kanye po pushon në fermën e tij 14 milion dollarëshe. West dhe Kardashian ishin miq për vite me radhë para se të martoheshin në vitin 2014.

Veçanërisht në ditët e para të marrëdhënies, Kardashian u bë pjesë integrale e markës West dhe shfaqjeve të tij. Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit divorci mes tyre ka qenë i shumë diskutuar dhe është ndjekur me interes nga mediat.

Burimi: Mirror |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania