Gjoshi i PDK’së: Albin Kurti nuk ka qenë kurrë për Bashkim Kombëtar

0
66

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se Albin Kurti nuk ka qenë kurrë për Bashkimin Kombëtar.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Gjoshi thotë se ngjyrat që Kurti përfaqëson janë ngjyrat e mashtrimit.

“Ngjyrat që ti përfaqëson janë ngjyra mashtrimi dhe Made in China. Ti as vet nuk e din për çka je sepse nëse do të ishe për diçka do ta mbaje ndonjë fjalë të vetme” shkruan Gjoshi..

Më poshtë reagimi i plotë:

Ti nuk je as dhe as nuk ke qenë kurrë për Bashkim Kombëtar. Ti e ke valvitur flamurin kombëtar para njerëzve që kanë qenë në vija të para të frontit pikërisht për flamurin kuq e zi. Ngjyrat që ti përfaqëson janë ngjyra mashtrimi dhe Made in China. Ti as vet nuk e din për çka je sepse nëse do të ishe për diçka do ta mbaje ndonjë fjalë të vetme.