Gjuajte me armë në Klinë, dyshohet për të plagosur

0
147

Pak minuta më parë ka pasur të shtëna me armë në qendër të qytetit të Klinës.

E, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa dyshohet se ka të plagosur.

FrontOnline ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës por të njëjtit kanë  thënë se janë duke mbledhur informacione rreth ngjarjes.

“Jemi duke mbledhë informata rreth rastit, më vonë do të kemi detaje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova, për FrontOnline.