Gjuriq i quan kriminelë Bill Clintonin dhe Madeleine Albright

Vizita në Kosovë e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, dhe ish-sekretares, Madeleine Albright, me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-së dhe çlirimit të Kosovës, ka nxitur reagime të shumta në Serbi.

Përveç shefit të BIA-s, me urdhër të Vuçiqit ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuriq, i cili i ka quajtur Clintonin dhe Albrightin si kriminelë.“Kriminelët kthehen në vendin e krimit”, ka thënë Gjuriq, trasnmeton Gazeta Express.

Ai të njejtën akuzë e ka bërë edhe ndaj gjeneralit amerikan Wesley Clarck.“Për mua kriminelët janë kthyer në skenën e krimit, edhe Wesley Clark edhe Bill Clinton”, ka shtuar Marko Gjuriq.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një intervistë në Tv Pink, ku ka folur edhe për seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit, në të cilën u diskutua për Kosovën.