Gjuriq sot vjen në Kosovë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot pritet të vijë në Kosovë.

Gjuriq sot do të mbajë një takim në Qendrën e Studentëve në Mitrovicën e Veriut.

Qëndrimi i Marko Gjuriqit në Kosovë është paraparë të mbahet nga data 29 deri më 31 janar.
Pas takimit në Qendrën e Studentëve, Gjuriq do të vizitojë edhe Manastirin në Banjskë.
Kallxo merr vesh se për vizitën e tij, Marko Gjuriqit i është dhënë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.