Gjuriq tregon se për çfarë do të vazhdojnë të punojnë në vitin 2020

0
211

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se falë politikave të Presidentit Aleksandër Vuçiq ky shtet tani e ka më të lehtë që të sigurojë përkrahje efektive si politike dhe ekonomike për serbët që jetojnë në Kosovë.

Ai ka thënë se edhe në vitin 2020 Serbia do të vazhdojë që të angazhohet edhe më tepër për ta, shkruan Tanjug.

Gjuriq ka thënë se viti që shkoi do të mbetet si vit në të cilin është realizuar cikli më i madh i investimeve të Beogradit në Kosovës në dekadat e fundit. 2019-ta për të ka qenë fillimi i funksionit në kapacitet të plotë në këtë aspekt për të.