“Gjurmë Shqiptare”: Fshatrat shqiptare në zemër të Serbisë (video)

Jo larg Beogradit, në Serbi ndodhen disa fshatra shqiptare, për të cilat është folur gjithmonë shumë pak.

Emisoni “Gjurme Shqiptare” e gazetarit Marin Mema do të zbulojë një realitet të harruar, fakte e dëshmi që gjithmonë janë mbajtur të mbyllura.

Janë fshatra shekullore të cilat megjithatë jane fshirë nga çdo regjistër që tregon shqiptarët në Serbi. Ata zyrtarisht nuk ekzistojnë.

Ato fshatra ndodheshin afër kufijve me Kroacinë, Bosnjen dhe jo shumë larg Novi Sadit e Beogradit.

Çfarë ndodhi me shqiptarët e këtyre fshatrave, u zhdukën apo u asimiluan?

Në kronikën e përgatitur nga gazetari i Top Channel mund të ndiqni intervista me dëshmitarë, madje edhe një klerik katolik, që tregojnë se këto vendbanime dikur ishin të populluara me shqiptarë. Ata mdadje tregojnë se aty kishte shqiptarë të fisit Kelmendi.