Gjykata në Maqedoni ka vendosur për të akuzuarit me rastin e dhunës në kuvend

Është dhënë vendimi i gjykatës për 35 personat e akuzuar të përfshirë ne ngjarjen e 25 prillit, për dhunën ne Kuvendin e Maqedonisë.

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot e pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe për deputeten Zhaklina Peshevska u ndryshua vendimi për masë arrest shtëpiak në masë të kujdesit, ndërsa për Igor Durllovski dhe Elena Docevska-Bozhinovska, e punësuar në Kuvendin e Maqedonisë masa e paraburgimit u ndryshua në arrest shtëpiak, informojnë nga Gjykata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këshilli Penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore SHkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për vazhdimin e masave për sigurim të pranisë kundër 35 persona të ndërlidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, për veprën penale nga neni 313 i KP, morri vendime me të cilat pranoi propozimin e PTHP-së “, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.