Gjykata Speciale dhe Dosjet

Shkruan Dibran Fylli

Kur përmendet Gjykata Speciale-Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, dihet se është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës. Gjykata speciale për krime lufte, është në fakt e përkohshme, me mandat të kufizuar. Themelimi i saj pasoi raportin e këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dik Marti, fliste për krime të pretenduara të pjesëtarëve të UCK ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë dhe në gusht të vitit 2015, deputetët e parlamentit të Kosovës, miratuan me shumicë votash formimin e kësaj gjykate. Në atë kohë kjo ishte kundërshtuar nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, duke pretenduar se është e njëanshme dhe gjykon vetëm krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, prandaj u organizuan edhe kundërshtime e protesta e që këtij mendimi iu bashkëngjitën edhe opozita e asaj kohe dhe disa nga shoqëria civile e intelektual të shumtë.

Çka përmbajnë dosjet e speciales?

Tash, kur kësaj gjykate po i kalon mandati, lindi një skandal, i cili nuk mund të arsyetohet ndryshe përveç se një lojë politike e tyre dhe e protagonistëve të saj, kur ne korridoret e OVL-së arrijnë 4000 dosje në të cilat ka deklarata të dëshmitarëve të “mbrojtur”, emra, mbiemra, emra prokurorësh, ku sipas të gjitha gjasave duhet të ishin të pa njohura për publikun. Sipas logjikës së thjesht, këto dosje në përmbajtjen e tyre kanë vetëm gënjeshtra, shpifje, fabrikime që flasin kundër të dyshuarve për krimet e pretenduara. Këtu edhe po i duket fundi i kësaj gjykate selektive, por edhe zbulimi i emrave të fytyrmarroqëve që i kanë dhënë e menduar se i kanë mbajtur “top sekret” deklaratat e tyre kush në Prishtinë, kush në Hagë e kush në Beograd. Mundi u shkoi huq dhe premtimet për lek i mori lumi!

Cili është roli i mediave në këtë proces?

Pa dashur të përzihem në punën e asnjë medie, po tërheqë një paralele mes asaj se si vraponin se cili po jep lajmin i pari, kur ishte fjala për listën e numrit të veteranëve që nuk ishin pjesë e luftës e që i publikuan me emra e mbiemra dhe tash e dëshmitarëve të speciales që i mbuloi heshtja (por jo të gjitha), apo ndoshta mediat, analistët e kanalistët që na lodhen kokën me “analizat” e tyre për UÇK, se ka qenë kështu e ka qenë ashtu, e kanë për ta mbrojtur identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur të speciales, por prapë kjo nuk është arsyeja, sepse ato dosje me emrat e tyre, doli nga specialja, apo nga kush dreqi doli unë nuk e di, por ai ngutim i atëhershëm për veteranët dhe kjo heshtja e dëshmitarëve të speciales tash, vërtet për mua është paksa e habitshme.

Për fund!

Është e drejtë që ta mbrojmë edhe identitetin edhe dinjitetin e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe të pjesëtarëve të kësaj lufte të shenjt. Historia na dëshmon se lufta e lavdishme e UÇK-së ishte e drejtë, por “atdhetar” e bijkomunistash, që deri tash u munduan të injorojnë luftën çlirimtare i bënë shërbim armikut e unmikut dhe thënë troç; atë që nuk kishte mundur ta bënte armiku e as unmiku, u orvaten ta bëjnë disa shpirtprishur që për fat të keq flasin shqip dhe mundi i tyre po u shkon huq, sepse e drejta gjithmonë mbetet e drejtë. Duhet kuptuar njëherë e mirë se; Identiteti kombëtar i shqiptarëve është UÇK-ja dhe lufta e drejt çlirimtare.

E vërteta është një; pjesëtarët e UÇK-së nuk dorëzohen përball presioneve e projekteve antishqiptare që po ushtrojnë fytyrmarroqët, të cilët për interesa personale e poste të buta ministrore po shesin interesat e atdheut, e mbi të gjitha po e baltosin fytyrën e vet edhe ashtu të baltosur e të marrosur!

Lini një Përgjigje