GJYKATA SPECIALE VAZHDON VEPRIMET E TURPSHME!

829

Shkruan: Dibran Fylli

Këtyre ditëve “gjykata speciale” ka vazhduar me veprimet e veta të turpshme, duke ftuar edhe pjesëtarë tjerë të UÇK-së, kinse për krime të pretenduara gjatë luftës. A nuk është kjo e turpshme për këtë gjykatë, kur dihet botërisht, madje edhe nga vet NATO se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, luftë për ta parandaluar shfarosjen e popullit nga barbaria shtetërore serbe.

Këtë më së miri e argumenton fakti se Ratko Mlladiqi u zbulua se maskohej nëpër kazermat e Beogradit; se Radovan Kraxhiqi mbahej nën syrvejim që mos të zbulohet, pikërisht nga policia shtetërore dhe ushtarke e Vojisllav Koshtunicës, se asnjë krim monstruoz që ishte bërë në Kosovë nuk është dënuar, madje as vrasësit (dihet kush janë) të vëllezërve Bytyqi, si shtetas Amerikan, sepse për BE shqiptarët në 400 varreza masive, për bartjen e kufomave deri në Beograd, për dhunimet dhe fëmijët e vrarë në duar të nënës, për kufomat e hudhura nëpër bunare, s’ka gajle sepse shqiptarët janë “qytetarë të rendit tretë”.

Përkundrazi, Perëndimi, sidomos Parlamenti i Evropian ra në grackën e Rusisë dhe hapi pa një studim serioz kaptinë “trileri” se: “UÇK-drejtuesit e saj paskan bërë transplantime në një shtëpi të verdhë katundi, afër stallës së bagëtive”. Rrallë kush në Evropë, përpos disa shkencëtarëve shqiptarë, që i njohin aspiratat dhe rrenat serbiane, nuk dinte se për çka është falja. Dhe sa për të hy në lojë, lufta për Defaktorizimin e Republikës së Kosovës, filloi me intriga që i mbetën në dorë njëfarë Dik Martit. Ku janë tash “shitjet e organeve “ në aktakuzë, pse nuk paralizohet Dik Marti për shpifje mosntruoze.

Ai për këtë duhet të dënohet, sepse kombit shqiptar ia ka kurdisë një intrigë të fabrikuar, dhe për këtë dihet se është paguar nga Serbia fashiste. Kjo akuzë është avulluar në aktakuzën e famshme trilleriane të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Prandaj, të gjithë gjykatësit që punojnë dhe i torturojnë drejtuesit e UÇK-së, familjet dhe ushtarët e UÇK-së, për një rrogë të pistë, do t` i mallkoj populli. Koha do të na jep të drejtë, sepse ne i besojmë popullit dhe drejtësisë. Dihen botërisht të gjitha hollësitë se si është bartur Arkiva e krimeve serbe nga Kosova në Nish. E atë arkivë nuk e ka vizituar as Karla Del Ponte, as Dik Marti, asnjë prokuror i Gjykatës Speciale, por janë marrë nga Beogradi dokumente të fabrikuara, krejtë me qëllim për ta akuzuar viktimën, që nuk ka pasur rrugë tjetër veçse t’i rrokë armët për liri.

Një pjesë e raportit të antropologut të lartë të ICMP-së, për mjekësi ligjore
Dr.Mark Skinner:

Në Raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat janë gjetur në varrezat masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë. Ky raport është hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar te 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.

Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, por vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione, ku janë bërë këto zhvarrime. Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si; BA1, BA2, deri në BA8. Nga zhvarrimet e këtyre lokacioneve janë 705 kufoma të plota.

Serbia nuk ka qenë aq humane që t’i dërgojë viktimat për pushkatim e më pas të përkujdesej për varrimin e tyre në mënyrë të rregullt. Në mesin e këtyre viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.

(nga libri “Tokë e mbjellë me varre-Krimet serbe në Kosovë 1998/1999)

(Antropologu Dr. Mark Skinner)