Gjykata vendosi në favor të pensionistëve kontributdhënës

0
264

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës ndaj Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS).

I autorizuari i kësaj sindikate, Shaban Kelmendi, në gusht të vitit 2016 e kishte paditur këtë ministri për shkak se nuk i kishte lejuar qasje në dokumentet e pensionistëve të Kosovës deri në vitin 1998, shkruan sot Koha Ditore.
Këto lista, Kelmendi pretendon t’i dërgojë në Gjykatën e Strasburgut në mënyrë që pensionistët kontributpagues të asaj periudhe të marrin pension nga fondi 2 miliardë eurosh, të cilin e ka marrë Serbia në vitin 1999.
Padia e Kelmendit ndaj Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale është shqyrtuar më 22 shkurt të këtij viti në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në seancë nuk kishte marrë pjesë përfaqësuesi i MPMS-së, por ishte prezantuar vetëm një letër me arsyetime të dërguara nga kjo ministri.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore, të cilin e ka siguruar gazeta urdhërohet Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale – Departamenti i Pensioneve të Kosovës që në fat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit të marrë aktvendim sipas ankesës së paditësit të datës 03.08.2016, dhe të njëjtin t’i dorëzojë paditësit sipas procedurës së përcaktuar me ligj.