Gjykatësi hedh poshtë kërkesat për lirimin e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ua ka refuzuar kërkesat për lirim ish-presidentit Hashim Thaçi, ish kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Një vendim të tillë e Gillou e kishte marrë edhe të premten për Kadri Veselin, shkruan lajmi.net.

Në fakt gjykata vendimin për të gjithë ish-krerët e kishte marrë të premten e kaluar, mirëpo që i njëjti është publikuar tek sot.

Avokatët e krerëve të UÇK-së me anë të argumentimeve të tyre kishin kërkuar lirimin e klientëve të tyre përmes parashtresave të paraqitura.

Sidoqoftë, arsyetimet e tyre i ka cilësuar si të pamjaftueshme gjykatësi i procedurës paraprake.

I njëjti ka urdhëruar palët që përgjigjet e tyre t’i dërgojnë deri më 29 janar.

Lini një Përgjigje