Gjykimi për Gllogjanin, hakmarrja dyshohet të jetë motivi

Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Pejës, filloi procesi gjyqësor ndaj Halil, Kastriot e Kreshnik Mehmetaj.

Babai me dy djemtë po dyshohen për vasjen e trefisht që ndodhi në Gllogjan, më 26 nëntor 2021.

E kur të gjithë u bënë gati për lexim të aktakuzës, ku prokuroria ka përshkruar mënyrën se dyshohet që u vra shoferi i autobusit Gani Gjokaj, e nxënesit Ledion Hamza e Gentiana Mustafaj, mbrojtja u ankua për mosposedim të të gjitha provave.

Me këtë ankesë të mbrojtjes nuk u pajtua prokurorj, e hiç e hiç me kërkesën për lirimin e tre të dyshuarve. Sipas Sahide Gashit, tre burrat e familjes Mehmetaj nga qelitë e burgut po i kërcënojnë dëshmitarët.

Ani se kjo nuk e permendi, televizioni mëson se një nga arsyet që këta po qëndrojnë në burg është edhe motivi pse po dyshohet që u krye vrasja. Në vendimin e gjykatës për paraburgim të siguruar nga Klan Kosova, përmendet hakmarrja si arsye e vrasjes së trefisht.

Këtë nuk e pohuan e as mohuan nga familja Mehmetaj të cilët u ankuan se tre antarët e tyre po mbahen në burg padrejtësisht.

Por, familjarët e dy nxënësve që u vranë derisa po ktheheshin me autobus nga Gjakova për në Deçan janë të bindur se fajtorët janë tash para drejtesisë.

Vendimi për qëndrimin apo jo në burg të tre të akuzuarve, mbeti të merret në seancën e cila u vendos të mbahet në ditën e gjashtë të qershorit./Klan Kosova