Shtetit të Kosovës do t’ju kushtojë rreth 517 mijë euro shfrytëzimi i 17 automjeteve me qira për nevojat Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kështu të paktën parashihet në kontratën e nënshkruar, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.
Kontrata për këto vetura i është dhënë kompanisë, ” ATLLAS-N ” SH.P.K, të cilës do t’i paguhen hiq më pak se 517 mijë e 140 euro, raporton lajmi.net.
Në përshkrimin e kontratës thuhet RTK-ja do t’i shfrytëzojë këto automjet për 60 muaj.
RTK-ja do të marr gjithsejtë 17 automjete, 15 automjete limuzina për nevojat e RTK-se, një automjet për nevojat e drejtorit te përgjithshëm dhe një kombi.