Gjysmë tank e gjysmë veturë – Bentley me zinxhirë lëviz me 130 kilometra në orë (video)

Ky është momenti kur vetura luksoze Bentley që për të lëvizur përdor zinxhirë në vend të rrotave, arrin shpejtësinë prej 130 kilometrave në orë, ku personat që arritën ta prodhojnë pretendojnë se është vetura më e shpejtë në botë që lëviz me zinxhirë.

I njohur për luksin dhe dizajnin sportiv, një grup të rinjsh nga Rusia vendosën që projektin e tyre ta ngritin në një nivel tjetër. Bëhet fjalë për Bentley Continental GT, që ka elemente të një tanku.