Glauk Konjufca deklaron pasurinë, ka dy banesa, shtëpi, vilë etj

Edhe Glauk Konjufca, deputeti i zëshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, del të ketë pasuri goxha të madhe sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK].

Ai është pronar i dy banesave, njëra me 115 e tjetra me 100 metra katrorë që vlerën e përbashkët e kanë 137 mijë e 125 euro. Ai është po ashtu duke e ndërtuar një shtëpi me vlerë prej 100 mijë eurosh ndërsa e posedon edhe një shtëpi vikendi prej 40 mijë eurosh.

Veç këtyre, ai ka trashëguar një tokë dhe një truall që së bashku vlejnë 110 mijë euro.