Gol e asistim nga Muriqi në fitoren dramatike të Fenerbahçes

Fenerbahçe ka shënuar fitore dramatike prej 3 me 2 në shtëpi ndaj Yeni Malatyasporit. uriqi ishte protagonist në këtë sfidë me një gol e një asistim, transmeton KOHA.

Ishte pikërisht sulmuesi kosovar ai që i dha epërsinë Fenerit në minutën e 70 duke shënuar me kokë.

Por, mysafirët përkundër që ishin me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 65 arritën të përmbysin rezultatin në dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt.

Në minutën e 81 shifrat i barazoi Ndayishimiye, kurse Donald shënoi në minutën e 89 për t’i dhënë epërsinë Yeni Malatyasporit.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të bëjnë një përmbysje të jashtëzakonshme me dy golat nga Tufan.

Tufan së pari shënoi në minutën e 90+1 pas asistimit nga Muriqi, kurse pas pesë minutave shënoi golin e fitores nga asistimi i Kadioglut.

Me këtë fitore Fenerbahçe është në vendin e gjashtë në kuotën e 46 pikëve, derisa Yeni në vendin e 14 ka 28 pikë, ndërsa me këtë gol Muriqi arrin në kuotën e 15 golave në ligë.

https://twitter.com/canligol_tv/status/1276924552661123074?s=20