Gol i rrallë i shqiptarit Zguro, nga këndi dhe shqiponjë (video)

Besojeni apo jo. Një futbollist shqiptar ka arritur të realizojë një gol sa të bukur aq edhe të rallë. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Kukësit, Vangjel Zguro.

Pogradecari i cili këtë sezon u transferua në Chattanooga Red Wolves në kategorinë e parë të futbollit amerikan ka ekzekutuar saktë një goditje nga këndi, e cila përfundoi direkt e në rrjetë.

Një gol spektakolar që mrekulloi të pranishmit në shkallët e stadiumit dhe po bën xhiron e rrjetit në mediat e përtej Atlantikut. 26 vjeçari fillimisht nuk i ka besuar syve, duke shpërthyer në festë, e cila kurorëzoi me simbolin e shqiponjës.

Forma e treguar dhe paraqitjet pozitive i kanë dhënë të drejtë Zguros për të pretenduar për një vend në kombëtaren kuqezi në të ardhmen.