Gol shumë i bukur i Celinës (Video)

Bersant Celina i ka ndihmuar Swansea Cityt të kalojë në mesin e 16 skuadrave më të mira të FA Cup, duke shënuar një gol në fitoren 4-1 ndaj Gillinghamit të shtunën në “Liberty Stadium”.

Rreth 25 minuta para fundit, kosovar Bersant Celina shënoi golin e tij të parë në FA Cup dhe të tretin në këtë takim për Swansean.