Gold AG mohon të ketë aderuar në AAK

0
208

Reperi Arian Agushi, i njohur si Gold AG, njihet për miqësinë e mirë që ka me shumë prej emrave të elitës politike në vend.

Një fotografi e publikuar së fundmi nga kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, në rrjetin social Instagram, ku shihet në shoqëri të reperit, ka bërë që të ngriten dyshime për një aderim të mundshëm të tij në këtë subjekt politik.

“Na priftë e mbara Arian”, kishte shkruar Haradinaj ndërsa shfaqej duke shtrënguar duart me Gold AG.

View this post on Instagram

Na priftë e mbara i nderuar Arian. DH

A post shared by Daut Haradinaj (@haradinaj.daut) on

Shumë media raportuan se reperi nga Presheva i është bashkuar kësaj partie, por kjo gjë del të jetë e pavërtetë, dhe e ka mohuar vet reperi.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory në orët e vona të së enjtes, Gold AG ka shkruar se është në mbështetje të trimave, por që ai vet nuk mendon t’i futet rrugës së politikës.

“Përkrahës i trimave gjithmonë, por në politikë asnjëherë”, kanë qenë fjalët e Gold AG në InstaStory.

I njëjti ka treguar gjithmonë se ruan një miqësi shumë të mirë me familjen Haradinaj, teksa ishte nderuar me mirënjohjen e heroit kombëtar “Shkëlzen Haradinaj” pikërisht nga kjo familje, dy vite më parë në Gllogjan.