Gold Ag publikon këngën “Mirë se t’gjeta moj Kosovë” (video)

Arian Agushi i njohur me nofkën Gold AG ka publikuar këngën “Mirë se t’gjeta moj Kosovë”.

Kënga i kushtohet dëshmorit Izet Morina nga Malisheva.

Arian Agushi e ka bërë muzikën e kësaj kënge, të cilës po ashtu ia ka shkruar edhe tekstin.

Ndërkaq, për orkestrimin e projektit të ri është kujdesur Alban Furtuna.

Ana vizuale i është besuar Imagine Films./Fokusi.info/