Gold Ag vjen me dy projekte të reja gjatë verës

Gold Ag ka njoftuar se shumë shpejt do publikohen edhe dy këngë.

Pas shumë paralajmërimeve nga artistë të ndryshëm për këngë të reja edhe Gold Ag njoftoi se do publikojë dy projekte gjatë verës, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka qenë shumë aktiv muajve të fundit duke sjellur këngë të ndryshme, minuta më parë Ariani njoftoi fansat me anë të një postimi se gjatë javëve të ardhshme do lansoj edhe dy këngë të reja.

Nuk ka ndonjë informatë shtesë nga 32 vjeçari nëse nga dy paralajmërimet është edhe ndonjë bashkëpunim me artistë të tjerë.