Golgota e Kosovës që kalonte përmes Luginës së Preshevës

Shkruar nga: Fehmi Ramadani

Këto janë pamjet e ralla në dalje të Preshevës, rrugës së Norçës dhe Miratocës gjatë vitit 1999, ata të cilët kanë kaluar në atë kohë ju kujtohet mirë, sepse kishte një dyndje të madhe të ashtuquajtur refugjatësh kosovarë nga rrethi i Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Prishtinës etj që kalonin këndej pari për t’u strehuar në Maqedoni.

Kur regjimi i Milosheviqit filloi spastrimin etnik të Kosovës, sidomos pas fillimit të bombardimeve të NATOsë pas 24 marsit 1999, Presheva dhe rrethina e saj i kishte të hapura të gjitha shtëpitë e saj për bashkëkombasit e vet nga Kosova, por për shkak se edhe atje kishte forca të mëdha serbe dhe nuk kishte siguri nuk qëndronin mē shumē se një ditë, apo dy dhe kështu largoheshin me familje edhe vendorët për shkak të frigës ishin të detyruara tē largohen për Maqedoni.

Mirëpo, solidariteti dhe mikpritja vëllazore ishte në nivelin maksimal, Presheva dhe Bujanoci me rrethinë e kishin dhënë provimin e madh të sakrificës ndaj bashkëkombasve të vet kosovarë.

Lugina e Preshevës në asnjë vuajtje, apo sakrificë të popullit të Kosovës nuk ishte e ndarë. Ajo duke marrë pjesë edhe në luftën e fundit çlirimtare të Kosovës me qindra vullnetarë të saj nuk u ndan nga Kosova.

Lugina e Preshevës si në vuajtje, luftë dhe liri ishin të bashkuara me Kosovën.