Google bllokon 18 milionë email-a në ditë

0
258

Mashtruesit kibernetikë janë duke dërguar nga 18 milionë posta elektronike me informacione mashtruese për Covid-19 te përdoruesit e Gmailit.

Google ka thënë që pandemia ka mundësuar një mundësi të madhe të mashtrimeve kibernetike, ku kriminelët po mundohen që t’i mashtrojnë përdoruesit që t’i tregojnë të dhënat e tyre personale.

Kompania ka thënë se po bllokon 100 milionë eaila të dyshimtë çdo ditë. Javën e kaluar pothuajse një e pesta e postave elektronike janë mashtrime në lidhje me koronavirusin.

Gmaili ka rreth 1.5 miliardë përdorues, raporton BBC, transmeton Koha.

Përdoruesit e Gmailit janë duke marr posta elektronike në të cilat mashtruesit janë duke u shtirë se janë autoritete si Organizata Botërore e Shëndetit, në mënyrë që t’i shtyjnë njerëzit të marrin softuere të ndryshme apo të bëjnë donacione në organizata false.

Javën e kaluar, Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike dhe Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme lëshuan një deklaratë të përbashkët ku treguan se një numër në rritje i kriminelëve në internet po shfrytëzojnë pandeminë aktuale Covid-19 për përfitime të tyre.