Google dhe Apple së bashku për gjurmimin e infektimit

Kompanitë Google dhe Apple janë duke bashkëpunuar në një mënyrë të paparë në një projekt të përhapjes së infektimit që mund të ndihmojë qeveritë të zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit.

Të dy kompanitë shpallën në një njoftim të përbashkët për shtyp se në maj ata do të vënë në dispozicion mjetet (API) për zhvilluesit dhe kompanitë që po hartojnë aplikacione për të gjitha institucionet botërore, të cilat do të lejojnë “ndërveprimin midis pajisjeve Android dhe iOS”.

Ndërsa në muajt e ardhshëm ata do të vënë në dispozicion një platformë ‘gjurmimi të kontaktit’ bazuar në teknologjinë Bluetooth duke i dhënë rëndësi maksimale intimitetit, transparencës dhe pëlqimit të përdoruesve.

“Ne jemi të bindur se kurrë nuk ka pasur një kohë më të rëndësishme për të punuar së bashku në përpjekjen për të zgjidhur një problem urgjent global”, shpjegoi Google dhe Apple.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë me zhvilluesit, qeveritë dhe organizatat e shëndetit publik, shpresojmë që teknologjia mund të ndihmojë vendet në mbarë botën të ngadalësojnë përhapjen e Covid-19 dhe të përshpejtojnë kthimin në jetën tonë të përditshme./atsh/